Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi tentoi të vrasë me armë një person. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apolonia” në Fier të premten.
E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. M., 23 vjeç. Ky i fundit ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë për ngjarjen është proceduar penalisht për moskallëzim krimi një tjetër 23-vjeçar me iniciale K.P.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.