Themeluesi i prodhuesit kinez, Zhejiang Geely Holding Group ka blerë aksione me vlerën e 7.3 miliardë euro te “Daimler”, duke u bërë kështu investitori më i madh i prodhuesit gjigand të makinave gjermane.
“Daimler” prodhon Mercedes Benz.
Kuotat e kompanisë kineze të “Daimler” janë kështu pak më pak se 10%, pra aspak të papërfillshme.
Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania gjermane, paçka se, fillimisht pati përpjekje për ta mohuar.
Pas muajsh spekulime, konfirmimi i këtij lajmi, përligj atë që diskutohej prej kohësh, faktin se, kompania kineze po kërkon të futet medoemos në tregun europian, e sidomos në atë të automjeteve.
“Geely holding” është pronare tashmë edhe e ish-gjigandit suedez, “Volvo”, por edhe e markës britanike të makinave sportive “Lotus”, dhe me blerjen e kuotave të “Daimler” rrit ndjeshëm supremacinë në tregun europian, por edhe në atë global.
Kompanitë kineze kanë rritur ndjeshëm interesin për ato gjermane gjatë viteve të fundit, në sektorë të ndryshëm.