Nuk mund të shpresonte për një kthim më të mirë në fushë Matthijs de Ligt, mbrojtësi i Juventusit. Pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, holandezi ka qenë protagonist në suksesin e arritur kundër Kaliarit në javën e tetë të Serisë A.
Në lidhje me ambiciet e ekipit dhe trajnerin Pirlo: “Ekziston një mentalitet ndryshe. Me Pirlon provojmë të luajmë në mënyrë më moderne, siç kam luajtur gjithmonë tek Ajax-i dhe më pëlqen kështu”.
“Titulli? Jemi në 70% të formës dhe mund të përmirësohemi. Pas pak kohe do të jemi në 100%. Mendoj se është një gjë e mirë që ka disa skuadra në gjendje që të luftojnë për pozicionet e para”.
“Sa më e vështirë të jetë, aq më shumë përmirësohemi. Do të jetë një kampionat i fortë, por ne jemi të përqendruar vetëm te vetja. Jemi të fortë mjaftueshëm për të fituar”, tha De Ligt pas fitores.