Bilanci i aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” është rënduar. Policia e Tiranës në një njoftim për mediat bën me dije se sot paradite ka ndërruar jetë në spital dhe një nga të plagosurit.
Sipas autoriteteve mësohet se ka ndërruar jetë dhe D.K. 73 vjeç e cila ishte duke marrë mjekimin në Spitalin e Traumës në Tiranës.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital)”, njofton Policia.
Aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 15:00, tek “Shkallët e Tujanit”. Sipas policisë, shoferi i makinës udhëtonte në një zonë e cila është kantier ndërtimi, kur humbi kontrollin e mjetit.