Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 5 të dënuarve.
Në një njoftim për mediat, OFL bën me dije formulari i deklarimit të pasurisë u është dërguar 3 të dënuarve për vrasje, një të dënuari për rrëmbim dhe një të dënuari për grup të strukturuar kriminal.
Bledar Hasani banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;
Selam Qëndro banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
Memo Lila banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Sadik Hazizi banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Gentian Çani banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.