Të gjithë qytetarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe do të kenë mundësinë të përgjysmojnë kohëzgjatjen e karantinës nëse paguajnë për një test koronavirus pas pesë ditësh.
Ky rregull do të hyjë në fuqi më 15 dhjetor.
Ministri britanik i Transportit, Grant Shapps tha se plani do të çonte në më shumë udhëtime ndërkombëtare duke ruajtur qytetarët.
Industria e turizmit e mirëpriti planin, por pretendoi se qeveria ishte vonë me të.
Vendimi erdhi pasi kryeministri Boris Johnson njoftoi se Anglia do të rihapë dyqane në fillim të dhjetorit dyqanet jo thelbësore në fillim dhe do të kryejë një program të depistimit masiv.
“Këto nuk do të jenë Krishtlindje normale dhe rruga është e gjatë deri në pranverë”, theksoi kryeministri britanik, Boris Johnson
Rregullat e reja thonë se të gjithë udhëtarët, të cilët vijnë nga një destinacion që nuk është në listën e korridoreve qeveritare të pasagjerëve, do të duhet të shkojnë në karantinë.
Por nëse testi paguhet pas pesë ditësh në karantinë dhe është negativ, i karantinuari do të jetë në gjendje ta lërë atë.
Rezultatet zakonisht do të njihen brenda 24 deri në 48 orë, që do të thotë se njerëzit nga vetë-izolimi mund të largohen brenda gjashtë ditësh pasi të mbërrijnë në Angli.
“Strategjia jonë e re e testimit do të na lejojë të udhëtojmë më lirshëm, të shohim njerëzit e dashur dhe të menaxhojmë biznese ndërkombëtare. Duke u dhënë njerëzve mundësinë për t’u testuar në ditën e pestë të karantinës, ne gjithashtu mbështesim industrinë e turizmit”, tha Shapps.
Megjithatë, udhëtarët do të duhet të jenë në karantinë, dhe, duke pritur për rezultatet, do t’i jenë aty për një javë.
Gjithashtu, ka një kosto – testi duhet të bëhet privatisht.