Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 775 raste të reja me Covid-19, ndërsa 15 pacientë të infektuar kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 963, që nga fillimi i pandemisë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thekson se pavarësisht numrit të lartë të infektimeve, mbi 22 mijë qytetarë të tjerë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive mbetet tepër i lartë në krahasim me numrin e popullsisë.
“Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.375”, sqaron IKSHPK-ja.
Rastet pozitive: Komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast.