Një shqiptar është vrarë në Belgjikë mesnatën e së premtes. Ngjarja ka ndodhur në Bruksel dhe sipas mediave belge, bëhet fjalë për 38-vjeçarin Ardit Spahiu me origjinë nga Elbasani.
Ai jetonte në mënyrë ilegale dhe është qëlluar me 8 plumba në një zonë mjaft të njohur të Brukselit. Autoritetet belge kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe ende nuk dihet shkaku i vrasjes së Spahiut.
Ardit Spahiu ishte i arrestuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në vitin 2010. Një histori gjakmarrje që ka nisur nga Spanja, ka përfunduar në Elbasan dhe më pas në Belgjikë.