Aktualitet Vritet një person në Shkodër

Vritet një person në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. 46-vjeçari Ridvan Ramazani (Hyseni) është gjetur i vdekur në makinën e tij tip “BMW” pranë një pike karburanti në fshatin Mushan të njësisë administrative Dajç të Shkodrës.

Policia dyshon se ai është vrarë me një armë zjarri. Viktima banonte në fshatin Darrgjatë. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të saj.

Aktualisht nuk bëhen të ditura shumë detaje. Autorët mbeten gjithashtu të paidentifikuar. Mësohet se në ndihmë të policisë lokale në Shkodër janë nisur forcat e FNSH-së dhe forcat speciale Renea.