Policia e Lezhës ka vënë në pranga drejtuesit e dy mjeteve, të cilët aksidentuan për vdekje një person me makinat e tyre mesditën e së dielës.
Specialistët e qarkullimit vunë në pranga shtetasit A.Xh., 22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, të cilët me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW” aksidentuan për vdekje shtetasin Gj.K., 61 vjeç.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.