Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis, i cili u arrestua mbrëmjen e së dielës, është shprehur se armën e mban ngaqë është në rrezik.
“Mbaj armë me vete sepse jam në rrezik. Leja për armën më kishte mbaruar dhe nuk e kisha rinovuar për shkak të COVID”, është shprehur këngëtari para efektivëve të policisë greke.
Ndërsa, sa i përket sasisë së kokainës që iu gjet në çantë, Notis Sfakianakis u tha policëve në momentin që ia zbuluan: “Është ashtu siç mendoni. Bëni punën tuaj, sepse e bëni mirë”.
Këngëtari u procedua për posedim droge, armëmbajtje pa leje, ndërsa sot do të dalë para prokurorisë. Sipas mediave greke, Sfakianakis ishte plotësisht bashkëpunues me policinë.
Notis Sfakianakis u arrestua në periferi të Athinës, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 2 gr kokainë dhe një pistoletë. Efektivët e ndaluan makinën luksoze të këngëtarit pa ditur cili ishte brenda, nisur vetëm nga kontrollet për masat anti-covid.