“Kriza nga COVID-19 ende nuk ka mbaruar dhe pasiguria vazhdon, por krejt ndryshe nga marsi, sot ne e dimë se ka një rrugëdalje dhe lajmi i mirë është se kemi mjetet për të luftuar virusin”.
Kështu u shpreh presidentja e Komisioni Evropian Ursula von der Leyen në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Unionit.
Von der Leyen shtoi se është e rëndësishme që komisioni të ketë mbyllur kontratat me gjashtë kompani farmaceutike dhe që vendet anëtare janë duke punuar në planet e vaksinave dhe nëse gjithçka shkon mirë, para fundit të dhjetorit, qytetarët e parë europianë mund të vaksinohen.
Sipas von der Leyen në këtë krizë e rëndësishme është bashkëpunimi global, ku edhe një herë BE tregoi se është pranë vendeve që kanë nevojë, duke siguruar një mbështetje financiare prej 3.3 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, duke dërguar teste të shpejta apo aparatura mjekësore.