Sot në Itali u testuan rreth 180 mijë tamponë, që rezultuan në 19.350 raste pozitive ndaj COVID-19. Një bilanc në rritje nga dita e djeshme, por që e parë përgjatë dy javëve të fundit jep një ecuri që shkon drejt uljes. “Situata është në përmirësim, por kjo nuk do të thotë se është qetësuese”, deklaruan autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Bilanci i viktimave mbetet i rëndë, me 785 të vdekur kundër 672 të 24 orëve më parë, por lajme të mira vinë nga rënia e shifrave të shtruarve dhe terapive intensive.
Ndërkohë, një raport i fundit tregon shqetësim për situatën e përhapjes së pandemisë në burgje.
Më shumë se 1 mijë raste janë ato të evidentuar, që përfshinë të burgosurit por edhe rojet dhe personelin shëndetësor në strukturat e burgjeve, veçanërisht ato në Lombardi dhe Kampanja.