Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dukat të Vlorës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se një person ka mbetur i vrarë.
Viktima quhet Beniamin Faslli Bezhani rreth 30 vjeç, i cili para ca kohësh ka qenë në burg në Itali.
Mësohet se i riu ka qenë në makinën e tij, kur autorët i kanë prerë rrugën duke e qëlluar me 8 plumba dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka ngritur postbllok në Llogara dhe Vlorë.
Ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes.