Vaksina kundër Covid-19 do t’i duhet edhe personave që e kanë kaluar virusin.
Përgjegjësja e departamentit të epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha në emisionin Përballë se vaksinimi duhet bërë për të gjithë popullatën, por prioritet janë grupet e riskut.
“Të gjithë personat kanë nevojë për vaksinë. Natyrisht, por do të ishte mirë të vaksinoheshin fillimisht ata persona që nuk e kanë kaluar Covidin dhe që janë në grupet e riskut. Duhet bërë një prioritizim grupeve dhe midis tyre dhe grupeve të riskut. Vaksinimi do të kryhet shkallë-shkallë, kështu do të kryhet në të gjitha vendet e botës”, theksoi Bino në Përballë.