Aktualitet Drogë dhe vjedhje me pasojë vdekjen, OFL u dërgon formularin tre të...

Drogë dhe vjedhje me pasojë vdekjen, OFL u dërgon formularin tre të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, u ka kërkuar sot tre të dënuarve në Durrës e Vlorë të deklarojnë pasurinë e tyre.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Elton (Isa) Ferizi banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ilir Keka banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

Shkëlqim Keka banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.