Familja e shqiptares në Greqi Artemis Vassilis ende pret kthimin e saj. E reja është zhdukur që në 19 tetor dhe familjarët nuk dinë ende nëse vajza e tyre është e gjallë apo e kanë vrarë.
Dëshmitë konfliktuale të atyre që pretendojnë se e kanë parë atë para rrëmbimit, pamjet nga kamerat e sigurisë, telefoni i saj dhe telefonatat e të panjohurve që i kërkojnë familjes 5 mijë Euro janë disa nga elementët që shtojnë misterin për këtë ngjarje.
Artemis u largua nga banesa për një intervistë pune, por nuk u kthye më në banesë dhe sot mediat në Greqi shkruajnë se tashmë kjo zhdukje është kthyer në një ngjarje misterioze.
Familjarët e saj nuk duan të besojnë se ajo mund të jetë vrarë dhe shprehet se ajo është gjallë dhe po mbahet me forcë larg tyre, por nuk mund të thonë se pse rrëmbyesit po e bëjnë këtë gjë.
“Zhdukja e Artemis po kthehet në makth. Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të inskenojë një zhdukje të tillë kaq të përsosur. Artemis u largua nga shtëpia të shkuar një intervistë për punë. Ne bëmë një hulumtim shumë të madh në Volos, sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis kishte shkruar dhe në një dyqan lodrash dhe ishte e shoqëruar me dy burra. Për një javë bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën 19-vjeçare në zonën specifike, por fatkeqësisht pa rezultat”, thotë një familjar i saj.
Shumë qytetarë janë sensibiluzar me familjen e Artemis duke ndihmuar ata me informacione, por ende nuk është arritur të lokalizohet vendndodhja e saj.