Extra E moshuara i lë trashëgimi 6.2 milionë euro lagjes

E moshuara i lë trashëgimi 6.2 milionë euro lagjes

Rezidentët e një komuniteti në Gjermaninë qëndrore kanë trashëguar krejt papritur prona dhe një portofol aksionesh që arrin deri në 6.2 milionë euro (($7.5 milion), pas vdekjes së fqinjëve të tyre të moshuar.

E moshuara, Renate Wedel jetonte vetëm pas vdekjes së të shoqit në 2014-ën, Alfred, i cili kishte qenë shumë i suksesshëm dhe aktiv në botën e bursave. Në 2019-ën, ndërroi jetë dhe ajo në moshën 81 vjeçare.

Në prill të këtij viti, komuniteti ku ajo jetonte zbuloi se e moshuara iu kishte lënë pas aksione, sende me vlerë dhe shuma të mëdha parash. Trashëgimtarja legale, pritej të ishte motra e saj, e cila gjithashtu kishte ndërruar jetë, prandaj e gjithë pasuria e Renate shkoi tek fqinjët e saj!

Kur lajmi u përhap, për autoritetet erdhi si shok, të cilët menduan se diçka e tillë s’mund të ishte e mundur dhe diçka ishte bërë gabim. Por jo. Gjithçka ishte e vërtetë. Me pak fjalë 6.2 milionë euro për lagjen!

Sidoqoftë, komuniteti është i detyruar ta përdorë trashëgiminë e çiftit për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e komunitetit, për të nderuar dhe respektuar kujtimin e çiftit.

Që prej lajmit të trashëgimisë, disa rezidentë lokalë, kanë nisur të shpërndajnë idetë e tyre rreth mënyrës se si do të shpenzohen paratë.

Ata thonë se i duhen më shumë korsi biçikletash, ndërtesa të reja dhe një kopësht, ndërsa të tjerë sugjerojnë se paratë e trashëguara duhet të përdoren për ndërtimin e një pishine të jashtme, transportin publik dhe lehtësira të tjera që do t’i duheshin fëmijëve të zonës.