Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë tek rubrika “Tani mund të këndosh” për divorcin me ish-bashkëshortin e saj Mirko me të cilin ka një vajzë të quajtur Ana. Ai është nënshtetas italian dhe shpesh herë nëpër media u përfol se u martua me të për të marrë pasaportë italiane. Soni Malaj e ka mohuar një gjë të tillë dhe ka treguar pse është ndarë.
Ardit Gjebrea: Çfarë pasaporte ka Ana vajza jote?
Soni Malaj: Ka pasaporte shqiptare dhe italiane.
Ardit Gjebrea: Ti ke pasaportë italiane?
Soni Malaj: Jo.
Ardit Gjebrea: Mund ta kishe?
Soni Malaj: Absolutisht po, duke qenë e martuar me shtetas italian dhe që kam jetuar në Itali, po gjëja e parë që duhej të ishte, por që nuk u bë.
Ardit Gjebrea: Kur ti u martove me Mirkon dikur filluan të flisnin që Soni e bëri këtë martesë përveç të tjerave që të kishte dhe një pasaportë italiane.
Soni Malaj: E di e kam dëgjuar, por që në fakt unë as letrat nuk i kam bërë, pasaportën nuk e kam dhe kjo lehtësisht mund të vërtetohet.
Ardit Gjebrea: Sa vite ke jetuar në Itali?
Soni Malaj: Unë kam jetuar 1 vit e gjysmë në Spanjë dhe një vit e gjysmë në Itali.
Ardit Gjebrea: Divorci pse u bë?
Soni Malaj: Njerëzit ndonjëherë kanë shumë ideale patriotike ndoshta që tani të thëna mund të më duken dhe patetike dhe njerëzit nuk do e kuptonin dot. Nuk ka qenë as çështje tradhtie, por janë disa gjëra të tjera që thellë-thellë janë më të mëdha.
Ardit Gjebrea: Kur thua ideale, cili mund të jetë ideali i një njeriu, vendi, liria?
Soni Malaj: Liria.
Ardit Gjebrea: Ne nuk kemi folur kurrë në fakt, as bashkë për këtë gjë kështu që kureshtar isha. Si është raporti i Anës me babin e vetë?
Soni Malaj: I shkëlqyer, Mirko është një baba ekselent, shumë i përkushtuar.
Ardit Gjebrea: Po raporti juaj si është sot?
Soni Malaj: Është korrekt.
Ardit Gjebrea: Komunikoni për hir të vajzës apo edhe për hir të një marrëdhënie që keni patur një moment në jetën tuaj?
Soni Malaj: Ka ndodhur për vajzën, por po përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie sa më korrekte me njëri-tjetrin duke qenë se gjithmonë dashje pa dashje do jemi pjesë e njëri-tjetrit për shkak të Anës.
Soni Malaj flet edhe për jetën e saj në Tropojë: Mblidhja gështenja dhe boronica
Soni Malaj ka folur edhe për fëmijërinë e saj në Tropojë. Ajo ka kaluar shumë vite të bukura aty dhe ka kujtime që nuk do i harrojë asnjëherë. Disa nga këto kujtime, këngëtarja i ka ndarë edhe me Ardit Gjebrean.
Soni Malaj: Fëmijërinë time e kam kaluar në Tropojë deri në 9 vjeç, më pas jemi transferuar në Tiranë.
Ardit Gjebrea: Çfarë bëjë deri në 9 vjeç në Tropojë?
Soni Malaj: Mua më duket sikur jam akoma atje ngaqë kam kaluar një fëmijëri fantastike, mund të them që kam qenë Haidi që nuk donte të rrinte në qytet.
Ardit Gjebrea: Ti nuk doje të rrije në Tiranë?
Soni Malaj: Jo, unë vija me pushime çdo herë, por atje ishte diçka shumë e bukur sepse në vjeshtë mblidhnim gështenja, kur vinte dimri ne bënim slitat, shkonim rrëshqisnim. Në verë ishim në bjeshkë, mblidhnim boronica, luanim me kuaj. Ëmbëlsira jonë e preferuar ishte borë me sheqer.
Ardit Gjebrea: Çfarë ke marrë me vete nga Tropoja që nuk të ka ikur akoma.
Soni Malaj: Mendoj karakterin, forcën që gjej brenda vetes sa herë jam në vështirësi.