Në kuadër të masave antiCovid sot nis testimi i shpejtë ku mbi 100 mijë teste janë siguruar.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se “nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt”.
Manastirliu theksoi se “100,000 teste të shpejta janë të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit”.
“Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, – shtoi Manastirliu.