Gjykata Administrative e Apelit ka rikthyer në garë Zhaklina Peton, kandidate për anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit kishte ankimuar më herët vendimin e KED, të cilën e skualifikonte nga gara.
Për gjyqtarin tjetër të skualifikuar, Shaqir Hasani vendimi pritet të jepet në orën 14:30. Ndërsa pak ditë më parë u rrëzua kërkesa e Eugen Papandilës.
Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve të kualifikuar dhe renditja e tyre, ku kreu i shtetit, Ilir Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.