Në Suedi, bisedat e zakonshme shihen si të pakuptimta, për ata qëllimi i një bisede është vetëm shkëmbimi i informacionit kuptimplotë. Por pse?
Nga Björn Nilsson – BBC
Në shumë kultura, fillimi i një bisede me një të huaj është diçka shumë normale madje shumë njerëz e përdorin si një mënyrë për të krijuar një miqësi të re, por për suedezët nuk funksionon kështu.
Në Suedi, bisedat e thjeshta me të panjohurit shihen si të kota dhe referohen si biseda të ftohta ose të vdekura. Për të mos përfunduar në këto situata, shumë suedezë kanë bërë një “pakt”, të shmangin kontaktin me sy me të huaj dhe të njohur që ata mund të hasin në rrugë duke parë telefonat e tyre ose duke vështruar majtas djathtas nëpër dritaret e dyqaneve që ndodhen anash rrugës.
Për suedezët, qëllimi i të folurit është shkëmbimi i informacionit kuptimplotë dhe përfshirja në biseda të paqarta thjesht nuk vlerësohet.
Vizitorët në Suedi që përpiqen të fillojnë një bisedë joformale me një shitës apo kamarier, madje edhe me përshëndetjen “hej”, ka të ngjarë të takohen me një “hej” të qetë në përgjigje, shpesh me një nëntekst të acarimit ose mosbesimit.
Pse ndodh kjo?
Kjo rezervë mund të jetë për shkak se Suedia është një vend i populluar pak në një peizazh relativisht të gjerë, ku për qindra vjet, njerëzit u mësuan të flisnin rrallë me ata jashtë rrethit të tyre të ngushtë.
Një hipotezë tjetër është se kjo mungesë dëshire ndaj bisedave me të huajt mund të lidhet me nivele relativisht të ulëta të imigracionit në Suedi deri në vitet 1960. Ekspozimi minimal i kulturave të tjera nënkuptonte që suedezët kishin më pak të ngjarë të merrnin këtë mënyrë jetese jo-suedeze.
Megjithatë, pavarësisht se nga pamja e jashtme në dukje e ftohtë, suedezët janë pothuajse gjithmonë të sjellshëm dhe miqësorë, megjithëse thjesht në një mënyrë tjetër, në mënyrën e tyre.
Si përfundim, nëse udhëtoni në Suedi, bëni mirë të mos i flisni njeriu nëse nuk keni diçka të rëndësishme për t’i thënë.