COVID-19 u ka marrë jetën dhe 17 pacientëve të tjerë.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Përmeti, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Rastet e reja- Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 695 raste të reja me COVID-19 në 1963 testime të kryera, ndërsa Tirana ka sërish pothuajse gjysmë e infeksioneve ditore.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelenë, Kolonjë.
Lajmi i mirë është se sot janë shëruar dhe 563 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.