Gjumi, ushtrimet dhe kontrolli i stresit janë faktorë të rëndësishëm për një sistem të fortë imunitar, sipas disa shkencëtarëve turq, të cilët paralajmëruan se mungesa e gjumit e dobëson organizmin përballë sëmundjeve infektive.
“Flini mjaftueshëm në mënyrë që të sekretohet melatonia, mos pini duhan, mos përdorni produkte duhani, hani një ushqim të pasur me perime dhe fruta, ushtrohuni rregullisht”, thane studiuesit e Fondacioni turk të Veshkave në një deklaratë rreth mënyrave për të forcuar sistemin imunitar.
Në një studim, disa vullnetarëve iu kërkua të flinin vetëm katër orë gjumë për katër netë radhazi, ndërsa të tjerëve të bënin një gjumë të rregullt.
Ata patën reagime shumë më të dobëta imune, kur iu dha vaksina e gripit në ditën e pestë, të krahasuar me ata që bënë orë të rregullta gjumi.
“Studimet eksperimentale dëshmuan një lidhje të fuqishme midis sistemit imunitar dhe gjumit”, tha Derya Karadeniz, eksperte mbi Çrregullimet e Gjumit, duke theksuar rolin e këtij të fundit në riparimin e trupit.