Mesa duket Dua Lipa i ka “injektuar” dashurinë për Shqipërinë edhe të dashurit të saj Anwar Hadid. Ai ka ardhur në Kosovë me familjen e Duas për Sunny Hill Festival, më pas e kemi parë teksa ai ka veshur një bluzë me shqiponjë dhe së fundmi ai është parë në një restorant shqiptar në Amerikë.
Dua dhe Anwar kanë ngrënë qebap dhe ushqime të tjera tradicionale dhe momentet e bukura që kanë kaluar në restorantin shqiptar i kanë ndarë edhe me ndjekësit në Instagram.