Extra E ëma dhe i ati i japin Rita Orës mësimin e mirë...

E ëma dhe i ati i japin Rita Orës mësimin e mirë pas thyerjes së rregullave

Rita Ora së fundmi është bërë kryefjalë e mediave botërore sepse ka thyer dy herë rregullat e izolimin gjë që i ka kushtuar shumë shtrenjtë. Ajo ka thyer rregullat duke organizuar një feste të madhe për ditëlindjen e saj dhe nuk u karantinua pasi u kthye nga udhëtimi i saj në Egjipt.

Rita është detyruar të paguajë një shumë gjobë të majme dhe ka kërkuar falje publikisht dy herë për veprimet e saj të nxituara dhe është shprehur se ndihet e penduar.

Veprimet e këngëtares nuk i kanë pëlqyer as prindërve të saj Vera dhe Nick Ora të cilët kanë shkuar pranë saj dhe e kanë qortuar.

Disa foto të siguruara nga “Sun” shihet Rita duke ecur më të atin në rrugë dhe të dy shihen të mërzitur me njëri-tjetrin.

Një i afërm i Ritës ka treguar se prindërit e saj i kanë dhënë një mësim të mirë dhe i është thyer zemra që ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj.

“Rita e di që i ka zhgënjyer fansat e saj dhe ndjen një peshë të madhe përgjegjësie mbi shpatulla. Prindërit e saj janë të fundit që po e diskutojnë këtë gjë me të. Nëna e saj Vera e vizitoi atë të dielën për t’i dhënë një mësim të mirë. Dhe pastaj babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje të gjatë për të diskutuar se çfarë kishte ndodhur. Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer zemra që u ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj – le më familjen e saj. Ajo është tepër e afërt me Verën dhe Besnikun dhe ka marrë këshillat e tyre”, është shprehur treguar burimi.