Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas njoftimit të SPAK për rinisjen e hetimit kundër grupeve kriminale të Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit.
Në mesazhin e saj, ambasadorja Kim paralajmëron se ky nuk do të jetë hetimi i fundit i kryer nga SPAK, ndërsa thekson se ky është në fakt një rast i madh i krimit të organizuar.
“SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është hetimi i parë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla”, shkruan ambasadorja Kim.