Aktualitet “Fallxhorja” i merr rreth 12 mijë euro 35-vjeçares

“Fallxhorja” i merr rreth 12 mijë euro 35-vjeçares

Fati nuk mund të parashikohet, e megjithatë shumë shpresojnë ende që kjo të ndodhë. Ky është edhe rasti i një 35-vjeçareje nga Tirana e cila shpenzoi plot 11 mijë e 700 euro tek një fallxhore.

Rasti në fjalë u raportua nga Policia e Tiranës, e cila këtë të enjte njoftoi se kishte proceduar në gjendje të lirë një grua 56-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2., proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. Sh., 56 vjeçe, sepse gjatë periudhës Tetor-Nëntor të vitit 2020, nëpërmjet mashtrimit (në rolin e fallxhores), i ka përvetësuar shumën 11 mijë e 700 euro, shtetases Z. H., 35 vjeçe. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.