Bota Rusi/ Grabitet avioni sekret i projektuar për luftë bërthamore

Rusi/ Grabitet avioni sekret i projektuar për luftë bërthamore

Policia ruse njoftoi të mërkurën se po kërkon hajdutë të cilët vodhën pajisje teknike nga një aeroplan ushtarak super sekret i njohur si “Plane Doomsday”, i projektuar për luftë bërthamore.

Vjedhja ndodhi gjatë mirëmbajtjes së Ilyushin Il-80 dhe ngre pikëpyetje në lidhje me sigurinë e objekteve ushtarake ruse.

Është një aeroplan pasagjerësh i konvertuar që do të shërbente si një post komandues për oficerët e lartë gjatë Luftës së Ftohtë.

Vjedhja u zbulua në fillim të kësaj jave nga media ruse, e cila raporton se gjurmët e vjedhjes u panë në pjesën e ngarkesës së aeroplanit të premten e kaluar dhe se 32 pajisje elektronike u morën që aty.

Policia në rajonin jugor të Rostov njoftoi se aeroplani ishte në aeroport në qytetin Taganrog, por nuk deklaroi se çfarë lloj pajisje ishin, përveç se ato kishin vlerë rreth 13,600 dollarë. Ekspertët ushtarakë rusë spekulojnë se ato ishin vjedhur sepse përmbajnë metale të çmuar, të tilla si ari dhe platinat.

Incidenti ndodhi në një kohë kur Presidenti Vladimir Putin po derdh shuma të mëdha parash në ushtrinë ruse, për shkak të marrëdhënieve më të këqija me Perëndimin që nga fundi i Luftës së Ftohtë.