Bota Javët e fundit në detyrë, Trump urdhëron një sërë dënimesh me vdekje

Javët e fundit në detyrë, Trump urdhëron një sërë dënimesh me vdekje

Teksa ditët e presidentit, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë pakësohen, administrata e tij po nxiton me zbatimin e një sërë dënimesh me vdekje. 5 ekzekutime federale do të ndodhin përpara inaugurimit të Joe Biden si president, më 20 janar.

Kjo do të thyejë një precedent 130-vjeçar të ndalimit të ekzekutimeve gjatë tranzicionit presidencial. Nëse këto 5 dënime me vdekje do të zbatohen, Trump do të jetë presidenti amerikan që ka autorizuar më shumë ekzekutime në më shumë se një shekull, me 13 të tilla që prej korrikut të këtij viti.

Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, tha se Departamenti i Drejtësisë po zbaton ligjet ekzistuese. Por kritikët e shohin me shqetësim këtë valë ekzekutimesh, pasi vjen disa javë përpara se Biden të marrë detyrën. Demokrati ka në plan t’i japë fund masës së dënimit me vdekje.