Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar se ka komunikuar me disa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Në një postim në mediat sociale, Basha shprehet kërkon hetim të plotë për vrasjen e Klodian Rashës.
“Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit”, shkruan Basha.
Basha deklaron se dënon gjuhën e dhunës që është përdorur sipas tij nga Edi Rama.
“Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht. Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë”, vijon reagimin kreu i PD.