Në javën e 11 të Serisë A, Napoli u ngjit përkohësisht në vend të tretë të Serisë A, pas fitores 2-1 ndaj Sampdorias.
Pjesa e parë përfundoi me Sampin në avantazh, me golin e shënuar nga Jankto në minutën e 20. Përmbysja erdhi në pjesën e dytë, me Lozano (53’) dhe Petagna (68’).
Roma shkatërroi në transfertë Bolonjën me rezultatin 5-1, ndërsa Atalanta kaloi pa vështirësi Fiorentinën 3-0.
Pas dështimit në Champions, Interi është i përqendruar totalisht te kampionati, pasi mori fitoren e radhës, këtë herë 1-3 me përmbysje ndaj Cagliarit.