Extra Një histori që do t’iu përlotë

Një histori që do t’iu përlotë

Një histori që të përlot. İhsan dhe Mümtaz, për 70 vite së bashku në jetë, por edhe në stadium. Super tifozë të Fenerbahçe-s, një nga skuadrat më të famshme të Stambollit.

Nuk mungonin kurrë në stadiumin “Şükrü Saraçoğlu” për të mbështetur beniaminët tyre verdheblu.

Rreshti 16, vendëset 32 dhe 33. Një lidhje e pazgjidhshme dhe unike ajo e tyre.

Të paktën deri në vitin 2016, kur për fat të keq 88-vjeçari Mümtaz vdiq. Edhe në kujtim të bashkëshortit, İhsan nuk e braktisi kurrë traditën speciale.

Më e dobët dhe e trishtuar, por gjithnjë e pranishme në stadium.

Por javën e kaluar, edhe ajo na la. Për t’i bërë homazh kujtimit të tyre, klubi turk vendosi të poziciononte një fotografi gjigante pikërisht aty, në të njëjtin vend ku ndiqnin së bashku ndeshjet. Njëri pranë tjetrit, përgjithmonë së bashku. Sepse ato dy vende nuk do të jenë të zënë më kurrë, nga askush.

“Do të jeni me në çdo ndeshje –  shkroi klubi -. Jeni në zemrat tona, nuk do t’iu harrojmë kurrë”.