Një mister rrethon “shtëpinë më të vetmuar në botë” që ka qëndruar bosh në një ishull të vogël të shkretë për gati 100 vjet.
Fotografitë e një ndërtese të bardhë të vendosur nën një kodër të gjelbër në ishullin e vogël islandez Ellidaey po qarkullojnë përsëri në mediat sociale.
Ishulli ishte shtëpia e disa familjeve gjatë shekujve 18 dhe 19, por në vitet 1930, disa banorë të mbetur aty u zhvendosën në kërkim të një jete më të mirë. Që atëherë, ishulli është braktisur dhe plotësisht i zbrazët. Kjo ka bërë që shtëpia e vetmuar të mbulohet nga teori të shumta të çmendura.
Një thashethem është se ajo është ndërtuar nga një miliarder i çuditshëm që planifikoi të tërhiqej tek ishulli Ellidaey në rast të një apokalipsi zombie. Të tjerët supozojnë se shtëpia është në pronësi të një vetmitari fanatik fetar.
Në një moment, madje u spekulua se këngëtarja Bjork ishte pronare e kësaj shtëpie të çuditshme dhe se ajo ishte madje në negociata me qeverinë për të blerë ishullin, raporton Oddity Central.
Por realiteti është më pak emocionues.
Vetë ishulli është i banuar nga zogjtë që ushqehen me peshq nga uji, ndërsa shtëpia e bardhë e atyshme është në të vërtetë një kasolle e ndërtuar nga shoqata e gjuetisë Ellidaeya.
Megjithëse mëllenjat janë një specie e rrezikuar, ato nuk janë të mbrojtura në Islandë dhe nuk është e paligjshme t’i gjuajnë ato.
Për të lehtësuar udhëtimet e gjuetisë, grupi ndërtoi shtëpinë si një bazë me një sauna të mundësuar nga një sistem i mbledhjes së ujit të shiut.
Megjithëse duket idilike, kasollja në mes të askundit ka të metat e saj – pa energji elektrike apo instalime hidraulik4.
Ishulli renditet gjithashtu si një rezervat natyror dhe zonë e mbrojtur sepse është vendi kryesor i folezimit të disa zogjve të detit.
Kompanitë e udhëtimit ofrojnë udhëtime ditore për turistët që duan të shohin pamjet që ofron vendndodhja.