Kate Middleton mund të jetë Mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar, por bën një jetë normale si çdo nënë, e cila është vazhdimisht e zënë duke punuar për familjen e saj.
Duke folur për revistën People, një nga mikeshat e saj tha se dukesha e Kembrixhit ka një jetë të zënë me fëmijët e saj, princin George, princeshën Charlotte, dhe princin Louis, të cilët vrapojnë, luajnë dhe rrëzojnë gjëra si të gjithë fëmijët e tjerë.
Pavarësisht se shpesh fotografohet në evente me fustane mahnitëse dhe tejet e kuruar, pjesën më të madhe të kohës 38-vjeçarja i mban flokët e lidhura bisht, vishet me rroba sportive dhe vendos shumë pak make-up.
Burimi shtoi se Kate shpesh kërkon falje për vonesën në shkollën e fëmijëve dhe i ndihmon ata të jenë sa më të përgjegjshëm. Princi William dhe Kate ndihmohen nga dadoja spanjolle Maria Borrallo, të cilën ata e punësuan kur Princi George ishte vetëm 8-muajsh.
Gjithashtu, ndihmohet edhe nga Natasha Archer, stilistja dhe asistentja e saj personale, e cila është përshkruar shpesh si “krahu i djathtë” i Kate. “Ajo do të ishte e humbur pa Marian, Natashën dhe pjesën tjetër të stafit. Ata punojnë shumë, por bëjnë të mundur që Kate t’ia dalë me gjithçka”, shtoi burimi.