Jeta e futbollistike e Leo Messit ndonjëherë shkon nga një ekstrem në tjetrin. Këtë herë, në sezonin 2020-2021, ylli argjentinas është përfolur për performancën e tij fizike dhe shënimin e pak golave, por kapiteni i Barcelonës është vetëm një gol larg rekordit mitik të Pelé, pas golit të tij të fundit kundër Levante në La Liga.
Leo ka shënuar 642 gola në 743 ndeshje me fanellën blaugrana, një më pak se Pelé, i cili me 643 gola në 757 ndeshje me Santos, mban etiketën e golashënuesit më të mirë profesionist me të njëjtin klub. Një rekord ende në fuqi, 50 vite më vonë.
Ish-sulmuesi brazilian, i konsideruar nga FIFA si lojtari më i mirë i shekullit të 20-të dhe i mbiquajtur “O Rei”, shënoi 643 gola në ndeshjet zyrtare në Santos, ku luajti për 18 vite. Një rekord që mbetet në fuqi qysh kur ai u largua nga ekipi i zemrës në vitin 1974. Messi në ndeshjet e ardhshme, mund të arrijë një rekord më shumë në koleksionin e tij. Ylli argjentinas, me siguri do ta “shkatërrojë” momentin historik të Pelé para fundit të vitit 2020.