11 qytetarë të tjerë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin në 24 orët e fundi.
“Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 59-82 vjeç”.
Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 2615 testime të kryera, pozitivë kanë rezultuar 580 persona, një ulje e lehtë rastesh kjo shifër.
“Janë kryer 2615 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 185 raste në Tiranë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Lezhë, 23 raste në Shkodër dhe Elbasan, 21 raste në Fier dhe Sarandë, 20 raste në Durrës, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Kukës, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Berat, 13 raste në Dibër, 11 raste në Korçë, 10 raste në Kavajë, Tepelenë, Skrapar, 9 raste në Mirditë dhe Kuçovë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Kamëz, Divjakë, 6 raste në Devoll, Mallakastër, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Pogradec, 5 raste në Krujë, Gramsh dhe Vorë, 4 raste në Bulqizë, 3 raste në Has dhe Peqin, 2 raste në Pukë, Belsh, Kolonjë, Klos, 1 rast në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Përrenjas, Shijak, Maliq”.
Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.426 që nga fillimi i epidemisë.