Vdekja e tij la një boshllëk shumë të madh në botën e basketbollit, por edhe jo vetëm. Sikurse ndodh gjithnjë pasuria e të famshmëve bëhet gjithmonë objekt konfliktesh mes familjarëve. Një rast i tillë ka ndodhur edhe me Kobe Bryant.
Vanessa Bryant ka kritikuar nënën e saj, Sofia Laine për përpjekjen për të zhvatur një shumë financiare nga pasuria që basketbollisti i ka lënë familjes. Ajo ka ngritur një proces gjyqësor nën pretendimin që Vannesa e la atë mënjanë pas vdekjes së parakohshme të Kobe Bryant.
Më parë gjatë javës, Laine pretendoi se asaj i ishte premtuar nga Kobe se ai do të kujdesej për të gjatë gjithë jetës së saj. Por Vanessa zgjodhi të reagojë përmes një shkrimi në Instagram.
“Nëna ime po vazhdon të gjejë mënyra për të zhvatur në mënyrë dashakeqe një shumë financiare nga familja jonë. Unë e kam mbështetur atë për gati njëzet vjet, dhe ajo kurrë nuk ishte asistentja ime ose e Kobe, ajo nuk ishte një dado. Ajo tani dëshiron të marrë 96 dollarë në orë, pasi mendon se ka punuar 12 orë në ditë për 18 vjet për të parë nipërit e mbesat e saj”, u shpreh Vanessa.
Familja Bryant ka prona të shumta në bregdetin e Newport dhe nëna e Vanessa-s jetonte në njërën prej tyre derisa ajo të shitej në vitin 2013. Problemet familjare nisën qëkur Bryant humbi jetën së bashku me vajzën e tij Gianna në një aksident ku helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua.
Në intervistat e mëparshme Vannesa është shprehur se pasuria që Kobe la pas krijonte gjithnjë konflikt nga të afërmit e Kobe dhe të vetë asaj pavarësisht se askujt nuk i është premtuar ndihmë financiare.