Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë. Ajo ka treguar se sot ka humbur një mikeshat e saj, e cila njëkohësisht ishte dhe një fanse e këngëtares.
Këngëtarja e muzikës pop ka publikuar dhe një foto të mikeshës së saj në Instagram dhe shkruan se është shumë e pikëlluar që jo nuk jeton më.
“U shkatërrova kur mësova se Suzana e bukur u nda nga kjo botë. Suzana ishte një mikeshë të cilën e njoha nga fanpage-et. Ajo kishte një prezencë të madhe në komunitetin e fansave të mi. Do të na mungojë fytyra e saj e bukur dhe zemra e madhe.
Ngushëllimet e mia të thella shkojnë për familjen dhe miqtë e Suzanës. Nëse ndihesh vetëm, dije që nuk je! Mund ta mbrosh shëndetin tënd mendor. Mos vuaj në heshtje, kërko ndihmë”, është ky reagimi i Rita Orës.
Artisja shqiptare ka dhe një mesazh për të gjithë, pasi u bën thirrje që të kërkojnë ndihmë nëse janë sëmurë dhe mos ta vuajnë atë në heshtje.