Sport Lë familjen për të parë Juven, Antonio Conte sherr me gruan

Lë familjen për të parë Juven, Antonio Conte sherr me gruan

Chelsea i Antonio Contes është në krye të Premier League, me 9 pikë i shkëputur nga ndjekësit, ndërkohë që “blutë” e Londrës luajnë sot ndaj Burnley dhe kanë shansin të shkojnë në 12 pikë dhe të hipotekojnë titullin.

Por ajo që nuk është e kënaqur me trajnerin italian është bashkëshortja e Conte, Elisabetta Muscarello.

Ajo nuk e ka pritur mirë vendimin e trajnerit për të shkuar në Itali të dielën e kaluar për të parë ndeshjen Juventus-Inter.

16586394_10202797692098913_306295388_o-653x380

“Kur i thashë bashkëshortes se do të shkoja të shihja Juven u mërzit. Madje më qortoi, pasi donte që të qëndroja në shtëpi. Rri me ne më tha, me mua dhe me vajzën”, u shpreh Conte duke qeshur para gazetarëve në prag të sfidës së sotme në Premier League.

Më tej, trajneri italian shpjegon: “Nuk është e lehtë t’i thuash bashkëshortes time se çfarë zgjedh për të bërë në kohën e lirë, pasi shpesh rri shoh në TV ndeshjet e skuadrave të tjera në Premier League dhe ato të Serisë A”, tha Conte.