Përgjatë 46 viteve të fundit, Pele ishte futbollisti që kishte shënuar më shumë gola me të njëjtin klub. Plot 643 gola me Santos, në periudhën 1957-1974.
Sot, Leo Messi e barazoi këtë rekord, kur shënoi gol ndaj Valencias, ndërsa ndeshja përfundoi në barazim, 2-2.
Hap i gabuar ky i skuadrës së Ronald Koemanit, që mbetet shumë prapa Atleticos së Madridit (kryesuese) sa u përket pikëve.
Argjentinasi i Barcelonës ka debutuar me fanellën e katalanasve në sezonin 2004-2005 dhe gjatë kësaj periudhe është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së kampionatit spanjoll (448 gola), golashënuesi më i mirë për një klub në një sezon (73 gola) dhe golashënuesi më i mirë në një vit natyror (91 gola).