Sport Milani mposht Sassuolon dhe ruan kreun, Interi bën detyrën

Milani mposht Sassuolon dhe ruan kreun, Interi bën detyrën

Me shumë mungesa dhe në një transfertë të vështirë ai ajo e Sassuolos, Milani ka arritur të dalë me 3 pikët dhe të ruajë kreun e Serie A pas 13 javësh.

Ndeshja nisi me Leao-n që theu rekordin e golit më të shpejtë në Serie A. Portugezi realizoi pas vetëm 6 sekondash, menjëherë sapo topi u nis nga mesi i fushës. Goli i dytë për kuqezinjtë u shënua nga Saelemaekers. Ndërsa Berardi ngushtoi diferencën në minutën e 89-të, por shumë vonë për të gjetur edhe golin e barazimit.

Ndërkohë, Interi mori 3 pikët e radhës, duke mposhtur me lehtësi Spezia-n 2-1.

Ardijan Ismajli e nisi si titullar për herë të parë për ekipin mik dhe Spezia ia doli të rezistojë në 45 minutat e para. Vendasit u karikuan në pushim dhe në minutën e 51-të zhbllokuan takimin me një diagonale të saktë të Achraf Hakimit.

Goli i qetësisë erdhi 20 minuta më vonë. Penallti për Interin dhe Romelu Lukaku dërgoi topin në rrjetë. Në minutat shtesë erdhi edhe goli i Spezias.

Në sfidat e tjera ra në sy fitorja 2-0 e Beneventos së Pippo Inzaghit në shtëpi ndaj Genoas. Roberto Insigne dhe Marco Sau shënuan në pjesën e dytë golat e fitores për “Shtrigat”. Pa fitues u mbyll Cagliari-Udinese në ishull, 1-1 përfundoi ndeshja. I njëjti rezultat edhe në takimin e orës 12:30 mes Torinos dhe Bolognas, aty ku shënuan Belotti për vendasit dhe Robert Soriano për udhëtuesit.

Pas kësaj jave, Milani mban vendin e parë me 31 pikë, Interi i dyti me 30 pikë, ndërsa në vendin e tretë renditet Juventusi me 27 pikë.