Edhe pse me mungesa të shumta dhe jo në gjendje të mirë psikologjikë pas dy barazimeve radhazi në kampionat, Milani tregoi forcë karakteri dhe fitoi 1-2 në fushën e Sassuolos.
Një triumf që mban kuqezinjtë në vend të parë dhe gëzon tifozët e shumtë. Trajneri Stefano Pioli ndihet i lumtur dhe vlerëson ndeshjen e djemve të tij në prononcimin e dhënë pas sfidës.
“Gol i Leao? Kemi 4-5 skema në nisjen e lojës. Po, ishte skemë e përgatitur – tha ai për Sky Sport -. Ishte një moment i rëndësishëm. Sepse siç ju them shpesh djemve, ka pikë që vlejnë më shumë sepse do vijnë edhe momente delikate.
Kjo ndeshje kishte rëndësi të madhe dhe peshonte shumë në aspektin mental, pasi ishim të pakënaqur me barazimet ndaj Parmës dhe Genoas.
Qëllimi ynë ishte ta nisnim sa më mirë takimin me Sassuolon, u treguam të aftë në gjetjen e golit pas 6 sekondave. Brahim Diaz, Calhanoglu dhe Leao u shfaqën shumë mirë sot.
Lazio? Tani na pret sforco e fundit për këtë vit. Do mungojë Kessie përballë Lazios, por të gjithë lojtarët që janë thirrur në detyrë janë paraqitur shumë mirë, të gjithë.
Jemi një grup i shkëlqyer dhe i bashkuar. Klubi na ka vënë në kushtet më të mira për të punuar dhe e ndjejmë afërsinë e tifozëve. E tha mirë Ibra pak ditë më parë: nëse ata do të ishin në stadium, Milani do të fluturonte.
Theo Hernandez? Po bëhet një lojtar i rëndësishëm edhe në fazën mbrojtëse, po përmirësohet shumë. Theo është një lojtar top, por mund të bëhet edhe më i fortë. Ai duhet të jetë shumë i kënaqur me atë që po bën“, deklaron Pioli.