Ekonomi Bursat europiane në pikiatë pas shfaqjes së ”virusit të ri britanik”

Bursat europiane në pikiatë pas shfaqjes së ”virusit të ri britanik”

Dita e parë e javës u hap në një terren mjaft negativ për tregjet e kapitalit të Kontinentit të Vjetër, të cilët po paguajnë për frikën e mutacionin e ri Covid 19 dhe bllokimet për ”variantin anglez” të virusit.

Madridi mbetet tregu më i keq i aksioneve dhe bie 3%, i ndjekur nga Parisi (-2.7%), Frankfurti (-2.5%) dhe Milano, me rënie 2.3%.

Bursa e Londrës po përpiqet të frenojë humbjet në nën dy pikë përqindje.

Në Piazza Affari shitjet midis aksioneve kryesore janë përqendruar në ”Saipem”, ENI dhe ”Leonardo”, me më shumë se 4% .

”Atlantia” është gjithashtu negative (-3.8%), ndërsa ”Unicredit” humbet 3,5% midis bankave dhe ”Intesa” rreth tre pikë.