Lionel Messi dhe Barcelona: një kontratë që skadon më 2021. Një mundësi lamtumire, që dukej konkrete, edhe nëse, për momentin, nuk ka negociata të vërteta dhe lojtari nuk dëshiron të nxitojë. Sidoqoftë, numri 10 preferon të mendojë për fushën. Ai, gjithashtu, deklaroi në një intervistë për “RAC1” gjëra me interes për të tashmen dhe të ardhmen.
Një e ardhme e përbërë nga sfidat, që duhet të përballohen nga Barcelona:
“E vërteta është që sot jam mirë. Është po ashtu e vërtetë që kam kaluar një kohë të vështirë në verë. U akumuluan gjëra që kishin ndodhur edhe më parë. Çfarë ndodhi para verës, për mënyrën se si përfundoi sezoni, burofax… I ndjeva të gjitha këto në fillim të sezonit. Por sot jam mirë, dua të luftoj për atë që kemi përpara. E di që klubi po kalon një kohë të vështirë, edhe ne si ekip. Gjithçka rreth Barcelonës është e komplikuar, por unë po pres me padurim që gjërat të marrin rrugën e duhur”.
Me Koeman në stol, Barcelona nuk ka arritur ende ta marrë ritmin e duhur. Vetëm vendi i pestë në La Liga dhe i dyti në grupin e Champions-it, pas Juventusit. Për Messin, deri më tani 9 gola dhe 4 asiste në të gjitha garat.