Kryesore 422 raste të reja dhe 10 humbje jete nga Covid në Shqipëri

422 raste të reja dhe 10 humbje jete nga Covid në Shqipëri

Dhjetë qytetarë të prekur me Covid-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

“Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç”, njofton ,inistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa iu shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Rastet e reja- Janë kryer 1908 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 422 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.