Sport Messi: Pandemia e ka ndryshuar për keq futbollin, e tmerrshme pa tifozë

Messi: Pandemia e ka ndryshuar për keq futbollin, e tmerrshme pa tifozë

ENTREGA PREMIO PICHICHI A MESSI

Lionel Messi, mori nga gazeta prestigjioze “Marca” trofeun “Pichichi”, që i jepet golashënuesit më të mirë të kampionatit spanjoll. “Pleshti” e fitoi këtë çmim për herë të shtatë në karriere, pasi e mbylli LaLigan 2019-2020 me 25 gola. 33-vjeçari theksoi se më shumë rëndësi për të kanë çmimet kolektive, kështu që nuk është i fiksuar për ta fituar për herë të tetë “Pichichin”.

“Ne do të përpiqemi të fitojmë gjithçka, siç kemi bërë gjithmonë në këtë klub. Ne po rritemi pak nga pak. Është e vërtetë që ne nuk duhet të kishim lënë kaq shumë pikë rrugës. Tani gjëja e rëndësishme është që të marrim një seri rezultatesh të mira për të arritur në majë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Messi, duke folur për vështirësitë që kanë lindur prej Koronavirusit, theksoi se pandemia ka ndryshuar për keq futbollin.

“Me pandeminë të gjitha ndeshjet janë të vështira. E vërteta është që futbolli ka ndryshuar shumë dhe është e vështirë për këdo. Është e tmerrshme të luash pa tifozë. Ashtë një ndjenjë shumë e keqe. Është si stërvitje dhe kërkon shumë kohë për të hyrë në lojë. Pandemia ka ndryshuar të gjithë futbollin për keq. Ne e shohim atë në çdo ndeshje. Shpresojmë që së shpejti të luajmë me tifozët në stadiume.”