Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, ka rrëfyer një situatë në të cilën është gjendur, e cila e ka lënë pa fjalë dhe hutuar, për shkak të papërgjegjshmërisë së qytetarëve të cilët edhe pse mund të jenë të dyshuar për Covid, apo më keq akoma, kanë kryer tampon, dalin lirshëm për të bërë pazar.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Dokle ka treguar njw situatë të tillë.
“CFARE T’U THUASH NJREZVE TE TILLE?!!
Shkon tjetri te bleje ca fruta dhe perime. Gjen aty edhe bleres te tjere.
Njeres prej tyre i tringellin celulari. Ajo ia jep bleresit qe ka me afer dhe
i thote: Me erdhi nje mesazh, ma lexo se nuk e shoh mire, – dhe ia leshon
celularin ne dore. Dhe ai lexon: Ne baze te analizes qe keni bere , rezultoni
pozitiv me covid-19!
Cfare t’u thuash njerezve te tille?!”, shkruan Dokle.