Extra Nicole Kidman xheloze për Rita Orën?

Nicole Kidman xheloze për Rita Orën?

Së fundmi u zbulua se Rita Ora do të ishte pjesë e jurisë së “The Voice Australia”. Por tabloidet pretendojnë se Nicole Kidman nuk është aspak e lumtur për këtë fakt, pasi këngëtarja shqiptare do të punojë së bashku me bashkëshortin e saj, Keith Urban.

“Gosip Cop” deklaron se nëse Kidman do ta kishte mundësi nuk do ta lejonte të shoqin të merrte pjesë në shfaqje.

Edhe pse sipas burimeve, partneri i aktores është mjaft i sigurtë se asgjë nuk do të ndodhë mes tij dhe Rita Orës, më herët ai ka “rënë viktimë” e sharmit të anëtarëve të tjerë të jurisë, veçanërisht e Jennifer Lopez në American Idol.