Policia turke sekuestroi 2,5 kilogramë kokainë në aeroportin e Stambollit, të fshehur në portrete të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona, të ndarë nga jeta pak javë më parë.
Dogana turke tha në një deklaratë se për këtë sasi lënde narkotike u arrestua një 72-vjeçar, me shtetësi gjermane por me origjinë kroate. Kokaina e sekuestruar do të kapte në tregun vendas një vlerë prej 2 milionë lirash turke, ose rreth 250 mijë dollarë.
Një prej lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit, Maradona fitoi Botërorin me Argjentinën në vitin 1986, por u përjashtua nga Botërori i vitit 1994 për përdorim të substancave të ndaluara. Për vite abuzoi me drogën dhe alkoolin, ndërsa ndërroi jetë më 25 nëntor, një muaj pasi kishte mbushur 60 vjeç.